Ky është numri i rasteve aktive me Covid në Kosovë

21 nëntor 2021 | 15:10

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar vetëm 7 infektime të reja me koronavirus.

Gjatë kësaj periudhe kohore nuk është shënuar ndonjë rast i vdekjes nga Covid-19.

Sipas ministrisë, në total numri i rasteve aktive është 326. “Nga 1.524 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 33 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.698. Në total numri i rasteve aktive është 326”, është thënë në njoftimin e ministrisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
BB VIP - Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Antonela Berisha është banorja më…