Vritet gazetari somalez në një sulm kamikaz

21 nëntor 2021 | 15:23

Një prej gazetarëve më të njohur në Somali, Abdiaziz Mohamud mbeti viktimë e një sulmi kamikaz ndërsa darkonte në një restorant në Mogadishu.

Kritik i grupeve ekstremiste të armatosura ishte drejtor i një radioje. Sulmi ndaj gazetarit që e thërrisnin edhe Abdiaziz Afrika u mor përsipër nga grupi Al Shahab.

Në sulm mbetën të plagosur edhe persona të tjerë. ministria e informacionit në vend e konfirmoi lajmin duke thënë se gazetaria humbi një njeri trim. Grupi Al Shahab ka orkestruar një fushatë të dhunshme kundër qeverisë, politikanëve dhe zëra që e kritikojnë atë.

Al Shahab e akuzon gazetarin se është shkaktar i vrasjes së dhjetëra muxhahedinëve dhe se ka kryer sulme kundër islamit.

 

 

 

 

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian i ka inkurajuar të gjitha shtetet e Ballkanit…