Java e katër e nëntorit parashihet të jetë me mot të ndryshueshëm

21 nëntor 2021 | 15:32

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se java e  katër e muajit nëntor parashihet me mot të ndryshueshëm.

Sipas institutit, të hënën dhe të martën parashihet mot kryesisht i vranët dhe me shi.

“Java e katër e muajit nëntor parashihet me mot të ndryshueshëm. Të hënën dhe të martën parashihet mot kryesisht i vranët dhe me shi. Të mërkurën dhe të enjten parashihet mot me intervale me diell dhe relativisht i ngrohtë. Të premten sërish parashihen vranësira të cilat vende-vende mund të sjellin riga të shiut. Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve të parashikohen të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-13 gradë Celsius. Të mërkurën, në viset e ulëta do të ketë kushte për mjegull dhe mund të përsëritet edhe ditën e enjte. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes me shpejtësi 1-8m/s.”, është thënë në njoftimin e institutit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një prej gazetarëve më të njohur në Somali, Abdiaziz Mohamud…