Oda Amerikane u bënë thirrje ndërmarrjeve në Kosovë që të shmangin veprimet diskriminuese

22 nëntor 2021 | 12:24

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë shpreh shqetësimet e saj lidhur me raportimet e djeshme për trajtim diskriminues të pjesëtarëve të një komuniteti të caktuar nga ana e punonjësve të një operatori ekonomik.

“Oda Amerikane rikujton se trajtimi jodiskriminues është detyrim kushtetues për të gjithë në Kosovë, ndërsa praktikat e shërbimit gjithëpërfshirës dhe jodiskriminues duhet të jenë edhe pjesë e demonstrimit aktiv të vlerave të përgjegjësisë sociale korporatave, dhe si të tilla duhet të respektohen gjatë tërë kohës nga të gjitha ndërmarrjet në Kosovë”, thuhet në reagimin e Odës Ekonomike Amerikane.

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë u bënë thirrje të gjitha ndërmarrjeve në Kosovë që të shmangin veprimet që mund të sugjerojnë diskriminim apo përjashtim nga e drejta e shërbimit në çfarëdo baze.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkurta Mehmeti ka shënuar shtatë gola, ndërsa ka ndihmuar Prishtinën…