PSG-ja merr Zidanin, Pochettino shkon te Unitedi

22 nëntor 2021 | 15:24

Shkarkimi i Ole Gunnar Solskjaer nga Manchester United ka lënë këtë të fundit pa trajner. Humbja 4-1 ndaj Watford ishte e pa pranueshme për drejtuesit e United, e cila ishte humbja e 5-të në 7 ndeshjet e fundit.

Djajtë e kuq po shikojnë me imtësi çdo opsion të mundshëm të trajnerit të ri, teksa janë refuzuar nga tekniku francez Zinedine Zidane, i cili aktualisht është pushim.

Sipas “BBC Sport” raportohet se ish-trajneri i Real Madridit dëshiron të jetë në krye të PSG-së që aktualisht ndodhet Mauricion Pochettino.

Kjo gjë mund të arrihet vetëm nëse Pochettino vendos të largohet nga drejtimi i gjigandëve francez.

Sipas “Daily Mail” tekniku argjentinas nuk ka preferuar të marrë një shtëpi me qera, teksa jeton në hotel dhe familja e tij ndodhet në Mbretërinë e Bashkuar.

Një opsion ngelet që Pochettino të marrë drejtimin e Manchester United dhe Zidane të ulet në pankinën e PSG. Një mundësi kjo që sipas mediave anglezë mund të ndodhë ditët e ardhshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur shqetësimin e tij…