Gjimshiti: Do kemi vështirësi kunder Young Boysit, nuk na interesojnë të tjerët

22 nëntor 2021 | 16:43

Atalanta luan të martën një ndeshje vendimtare në Ligën e Kampionëve teksa në transfertën zvicerane përballen me vendasit e Young Boysit.

Bergamaskët kërkojnë kualifikimin në një grup ku ndodhen edhe Manchester Unitedi dhe Villareali, ndërkohë që sot në konferencë për shtyp ka folur mbrojtësi Berat Gjimshiti. Futbollisti i kombëtares ka theksuar se bëhet fjalë për një ndeshje të vështirë kjo edhe për shkak të terrenit, duke qenë se luhet në fushë me bar sintetik.

“Do të luajmë si gjithmonë, do të shkojmë për ta fituar ndeshjen. Do të luajmë edhe në një fushë me bar sintetik. E dimë që do të jetë e vështirë dhe provuam edhe në ndeshjen e parë ndaj tyre, por do të kërkojmë të luajmë më mirë. Të shënonim 5 gola kundër Spezias ishte një sinjal i mirë, këtë vit nuk ka ndodhur shpesh dhe na jep shumë besim. Jam i bindur që do të shkojmë në Zvicër për të bërë një ndeshje të madhe. A do të kushtëzohemi nga rezultati i ndeshjes mes Villarealit dhe Manchester Unitedit? Nuk besoj. Ne do të zbresim në fushë dhe do ta japim maksimumin për të fituar. Nuk na intereson se çfarë bëjnë të tjerët. Nëse marrim pikët tona, atëherë kalojmë grupin dhe me këtë mentalitet duhet të luajmë”, ka thënë Gjimshiti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë të hënën, më 22…