![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/11/260264840_1327315134396515_8928743528511145384_n-780x439-1.jpg)
Inaugurohet ngrohtorja e re në Gjakovë
Është finalizuar sot projekti për ndërtimin dhe funksionalizimin e Ngrohtores së Re në qytetin e Gjakovës, objekt i cili pritet të ndikojë drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve por edhe në mbrojtjen e ambientit.
Sipas njoftimit të komunës së Gjakovës, gjatë ceremonisë së inaugurimit, kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka thënë se Ngrohtorja e Re paraqet një moment të rëndësishëm të zhvillimit dhe se shumë shpejtë kjo ndërmarrje do të jetë e vet qëndrueshme.
Nga ana tjetër, Albana Skivjani, drejtoreshë e Ngrohtores, ka thënë se furnizimi me ngrohje 24 orë nuk do të jetë më një problematikë për qytetin e Gjakovës.
Sipas saj, përmes teknologjisë së avancuar, kjo ngrohtore do funksionoj me dekada.
Ky projekt është financua nga Bashkimi Evropian dhe komuna e Gjakovës.