Pika kufitare në Shishtavec shkarkon fluksin e kufirit në sezonin veror

30 maj 2018 | 12:16

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Në këtë takim, Gashi e Minxhozi kanë biseduar për marrëdhëniet e mira ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, për bashkëpunimin e ngushtë që kanë dy shtetet, si dhe për ngritjen e cilësisë se jetës së qytetarëve.

Po në këtë takim është biseduar edhe për kontrollin e përbashkët të pikave kufitare, ku u vlerësua bashkëpunimi i suksesshëm i patrullimeve të përbashkëta, sidomos gjatë sezonit veror, kur shtohet fluksi i lëvizjes së qytetarëve.

Theks të veçantë ministri Gashi dhe ambasadori Minxhozi i kanë dhënë investimeve që janë bërë në rrugën që dërgon në pikën e kalimit të kufirit në Shishtavec në komunën e Dragashit.

Të dy bashkëbiseduesit kanë vlerësuar se do të shikohen mundësitë për ndërkombëtarizimin e kësaj pike të kalimit kufitar, e cila do të ndihmonte në shkarkimin e fluksit në kufi, sidomos gjatë sezonit veror.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një skandal i madh ka përfshirë sërish rrjetin social “Facebook”,…