Nadali rikthehet në dhjetor

24 nëntor 2021 | 13:38

“Kalova një periudhë të vështirë, për shkak të dëmtimit në këmbën e majtë. Shpresoj të jem 100% gati për sezonin e ri. Kam disa dyshime, por e njoh këtë proces, pasi në një situatë të tillë jam gjendur edhe më parë”, u shpreh Rafael Nadal.

Tenisti spanjoll, numri 6 në botë, ka konfirmuar se do të testojë veten më datat 18-20 dhjetor në turneun “show” të Abu Dabi. “Me kalimin e viteve çdo gjë bëhet më e vështirë, por jam i kënaqur me atë që kam arritur”, ka thënë Nadal.

“Nëse do të jem në gjendje të luaj pa pasur shumë dhimbje, atëherë do të kem shanset e mia për të fituar sërish. Dyshimet janë ato që të pengojnë për të luajtur mirë. Unë do të testoj veten me shpresën të jem gati për Australian Open”, ka përfunduar Nadal.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktorja kosovare, Flutura Gashi-Tanushi ka komentuar rastin e mbrëmshëm, ku…