Meta: ‘Ballkani i Hapur’ është nismë përçarëse dhe përjashtuese

24 nëntor 2021 | 20:38

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka theksuar se procesi i Berlinit është gjithëpërfshirës dhe ka dhënë rezultate konkrete, pasi sipas tij, shoqërohet me garancitë dhe mbështetjen financiare të BE-së, që ka ngritur mekanizma zbatues dhe monitorues.

“Përkundrejt kësaj, ‘Ballkani i Hapur’ është nismë përçarëse dhe përjashtuese”, ka shkruar Meta në llogarinë e vet në “Facebook”.

“Një rrymë serbo-centriste po rreket të rigjallojë në rajon. Mohimi i gjenocidit, që i ka ende plagët dhe kujtimet e freskëta në këtë rajon, nuk mund të bashkëjetojë njëkohësisht me aspiratat europiane dhe euroatlantike të të gjitha vendeve tona. Si mundet t’u besojmë qëllimeve të mira të ‘Ballkanit të Hapur’, kur ringjallen fantazma e Millosheviçit dhe projektet për rivizatim kufijsh?”, ka deklaruar ai.

Presidenti Meta ka thënë se Shqipëria dhe Kosova duhet të jenë të bashkuara dhe në koordinim të plotë të qëndrimeve të tyre, duke tërhequr sa më shumë mbështetjen e BE-së, NATO-s dhe SHBA-së.

Ai ia shtuar se thelbësore për paqen dhe stabilitetin në rajon, është rezonimi i vlerave të përbashkëta euro-atlantike dhe jo i lidershipit autokratik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Shqipëria, Nëna jonë, ka lindur dhe ka rritur…