Ballazhi i PDK-së merr detyrën e kryetarit të Hanit të Elezit
26 nëntor 2021
| 11:20
Kryetari i zgjedhur i Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi, sot ka marrë këtë detyrë.
Detyrën ai e ka pranuar nga ish-kryetari i kësaj komunë, Rufki Suma.
Në njoftimin e Komunës së Hanit të Elezit thuhet se Suma e njoftoi Ballazhin me gjendjen aktuale në këtë institucion, për projektet e realizuara si dhe projektet të cilat janë në vazhdimësi.