![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/11/qeveria.png)
Maskat e veçanta në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive (Foto)
26 nëntor 2021
| 11:34
Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë sot kanë mbajtur mbledhjen e përbashkët në Elbasan.
Shkaku i situatës me pandeminë Covid-19, të gjithë pjesëmarrësit kanë vënë maska. Por, ajo që ka marrë vëmendje ka qenë dizajni i këtyre maskave.
Maskat kanë qenë të dizajnuara me flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë.