Çuçi tregon procedurat për marrjen e lejes së qëndrimit sipas marrëveshjes së re

26 nëntor 2021 | 11:36

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Bledi Çuçi, e ka quajtur marrëveshjen për leje qëndrimin pesëvjeçar, ‘bereqeti’ i ditës së sotme.

Gjatë fjalës së tij, në mbledhjen mes dy qeverive shqiptare, ai ka treguar procedurat e marrjes së kësaj leje.

Sipas tij, më këtë marrëveshje procedurat janë lehtësuar shumë.

“Dua ta nis me ‘bereqetin’ e ditës së sotme, marrëveshja për lejet e qëndrimit për të lehtësuar lejet për të jetuar në të dyja anët. Duke bërë të mundur që çdo shtetas shqiptarë në Kosovë, apo çdo shtetas i Kosovës në Shqipëri, mjafton të plotësojë një formular, të ketë një ID dhe të deklarojë një adresë të përshtatshme, menjëherë pa asnjë procedurë shtesë ai merr lejen pesëvjeçare dhe më pas do t’i takojë leja e përhershme pa patur nevojë për të bërë aplikim tjetër”.

Ai ka treguar se leja e qëndrimit është njësuar me lejen e punës.

“Por më e rëndësishmja në këtë pikë është fakti që tashmë kjo leje qëndrimi unifikohet dhe është e njësuar me lejen e punës, një kalvar që të dy shtetasit tanë në të dy anët e kufirit në fakt e kanë hequr në kurriz deri më sot. Do të thotë që pa asnjë dokument, vetëm kjo leje qëndrimi që merret me kaq lehtësi saç e përshkrova unë, çdo shtetas ka të drejtë të punojë në të dy anët e kufirit. Pra nuk ka nevojë për asnjë aplikim, për asnjë dokument për të marrë leje punë për të punuar një shtetas i Kosovës në Shqipëri apo një shtetas i Shqipërisë në Kosovë”, ka deklaruar ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë sot kanë mbajtur…