![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/11/DF2C8D9A-EDC3-4D63-9D06-B8BD4FE538BF.jpeg)
Vdes një person në Rugovë, kishte rënë nga një lartësi
27 nëntor 2021
| 20:06
Një person është gjetur pa shenja jete në rrugën Pejë-Rugovë në kilometrin e shtatë, pasi ka rënë poshtë nga një lartësi.
Sipas Policisë, ende nuk dihet arsyeja se pse është ndalur apo si ka ardhur deri te rënia,
“Mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen në vendin e ngjarjes. Policia bashkë me zjarrfikësit kanë arrit që ta nxjerrin trupin dhe rasti është duke u hetuar. I ndjeri ka dalë nga vetura, ku ka qenë më shokët e tij, por rrethanat si ka rënë poshtë nuk dihen. Tashmë ka dëshmitar dhe presim që sa më parë të zbardhet rasti’’, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.