Aksidentohet ambulanca në rrugën e Rinasit, vdes pacientja e lëndohen tre të tjerë

28 nëntor 2021 | 14:02

Një 42-vjeçare ka humbur jetën në një aksident të shënuar në orët e vona të mbrëmjes së të shtunës pasi ambulanca me të cilën po transportohej në spital është përplasur me një automjet tjetër.

Policia tha se ngjarja ndodhi ne rrugën e Rinasit, kur ambulanca e spitalit të Krujës e drejtuar nga shtetasi Ilir Shullazi është përfshirë në aksident me automjetin e drejtuar nga shtetasi Antigon Abazi. Ky i fundit sipas policisë ka rezultuar nën efektin e alkoolit.

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje pacientja që ndodhej në ambulancë, shtetasja Anila Berdaku, 42 vjeçe.

Gjithashtu, janë dëmtuar dhe ndodhen në spital në gjendje të rëndë për jetën shtetasit Arjan Balloku 30 vjeç (infermieri i ambulancës), Marsida Berdaku, 32 vjeçe, të cilët ndodheshin në ambulancë, dhe shtetasi Yrmelind Gashi., 22 vjeç, pasagjer i mjetit tjetër, shkruan euronews.al. Po hetohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhur me rastin e vrasjes së trefishtë të premten mbrëma…