![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/05/GettyImages-954917668-1024x655-650x358.jpg)
Shaqiri mbetet në Premierligë, kërkohet nga këto tri skuadra
30 maj 2018
| 23:16
Anësori i Stoke Cityt, Xherdan Shaqiri, raportohet se po kërkohet nga tri skuadra të Premier Ligës.
Stoke pritet të largojë disa lojtarë pas rënies nga Premier Liga, në mesin e të cilëve pritet të jetë edhe ylli shqiptar i Zvicrës.
26-vjeçari po kërkohet nga shumë skuadra evropiane, ndërsa gazeta zvicerane “Blick” shkruan se ka interesim edhe nga treshja e Premier Ligës, Tottenhami, Evertoni dhe Southamptoni.
Shaqiri thuhet se kërkohet edhe nga Roma e Galatasaray.
Ai ka realizuar tetë gola në sezonin e fundit, ndërsa që nga transferimi i tij më 2015 ka pasur 92 paraqitje për Stoken.