Një i vdekur dhe tetë raste të reja me Covid në Kosovë

30 nëntor 2021 | 15:03

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, nga 1.098 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar edhe 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.787.

Në total numri i rasteve aktive me Covid është 320.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron i ka bërë thirrje homologut…