Amerika armatos Greqinë, 44 mjetet e para të blinduara mbërrijnë në Athinë

01 dhjetor 2021 | 07:55

Greqia është blinduar me mjetet e reja ushtarake.

Mediet greke shkruajnë se mjetet e para të blinduara “M1117 Guardian” janë marrë dhe ndodhen në Athinë, ku do të prezantohen zyrtarisht ditën e enjte, më 2 dhjetor, në prani të drejtuesve të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare.

Këto janë 44 mjetet e para nga  1200 që Greqia do të marrë gradualisht deri vitin e ardhshëm, pa pagesë nga SHBA, ndërsa Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë do të mbajë mbi supe mirëmbajtjen e tyre.

Ky lloj automjeti do të kontribuojë në mbrojtjen e kufijve si në Evros ashtu edhe në ishuj, ndërsa, siç vlerësohet nga Shtabi i Përgjithshëm, ky është një rinovim thelbësor i mjeteve motorike të ushtrisë greke.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nivelet e infeksioneve të COVID-19 në vendet evropiane tregohen në…