Baca Rifat sot feston ditëlindjen e 75-të, kështu e uron nipi

01 dhjetor 2021 | 11:27

Vëllai i komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, baca Rifat ka mbushur 75 vjet.

Baca Rifat është uruar nga nipi i tij, Bekim Jashari. Ai ka thënë se  kontributi i tij ka qenë i jashtëzakonshëm për familjen sidomos gjatë luftës çlirimtare.

“Mixha Rifat sot është shumë i lumtur që familja jonë po ripërtërihet, shtëpia e babës Shaban po mbushet me nipa e stërnipa, që të gjithë duke u rritur nën frymën e heroizmit të familjes dhe duke kontribuar në ndërtimin dhe zhvillimin e shtetit tonë, të ndërtuar mbi gjakun e dëshmorëve e martirëve të lirisë”, ka shkruar Jashari në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Bekim Jasharit:

Sot mixha ynë i dashur, njeriu që për familjen tonë është gjyshi, babai,mixha, vëllai e shoku më i mirë.

Mixha Rifat sot mbushi 75 vite jetë, 75 vite punë, sfida, mërzi por edhe krenari, burrëri e trimëri.

Kontributi i tij për familjen tonë është i jashtëzakonshëm, si para luftës duke ndihmuar familjen tonë të madhe nga puna në Gjermani, në luftë me logjistikë për komandantin Legjendar Adem Jashari, babushin Hamezën dhe UÇK-në në përgjithësi.

Ai ishte njeriu që më qëndroi mua afër në momentet më të vështira kur morëm lajmin për rënien heroike të familjes.

Sot e asaj dite ende nuk kam takuar njeri më të fortë se mixha i cili për asnjë moment nuk u dorëzua dhe nuk arriti ta mund mërzia, përkundrazi ishte shumë krenar me vëllezërit, babën Shaban, nipat dhe të gjithë familjen që ranë në betejën e 5,6 dhe 7 marsit 1998.

Mixha Rifat sot është shumë i lumtur që familja jonë po ripërtërihet, shtëpia e babës Shaban po mbushet me nipa e stërnipa, që të gjithë duke u rritur nën frymën e heroizmit të familjes dhe duke kontribuar në ndërtimin dhe zhvillimin e shtetit tonë, të ndërtuar mbi gjakun e dëshmorëve e martirëve të lirisë.

Urime ditëlindjen mixhë i dashur, të uroj edhe shumë vite tjera të lumtura bashkë me ne dhe nipat e stërnipat që aq shumë i do.

Do të  vazhdojmë të ndjekim rrugën tënde të ndershme e në shërbim të vendit!

Baba Shaban, komandanti Legjendar, Adem Jashari e babushi Hamëza pushojnë të qetë ngase ti ua përmbushe me sukses amanetin e tyre për familjen dhe fëmijët që t’i kishin lënë amanet.

Të paçim gjatë i dashur mixhë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se sot rreth orës…