Lira turke shënon rënie të re historike

01 dhjetor 2021 | 15:44

Lira turke shënoi një rënie të re historike, duke humbur më shumë se 4% të vlerës brenda një dite, kundrejt dollarit dhe euros.

Mbrëmjen e sotme kursi i këmbimit ishte 13.44 për dollar dhe 15.15 për euro, nivel që nuk kishte arritur kurrë në monedhën evropiane.

Rënia e re vjen vetëm disa orë para transmetimit të intervistës së presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në TRT. Të hënën, Erdogan përsëriti kundërshtimin e tij ndaj çdo “kompromisi” mbi normat e interesit, pavarësisht fundosjes së monedhës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zlatan Ibrahimovic e ka pranuar se e kishte këshilluar Kylian…