13 raste të reja me Covid dhe 1 999 të vaksinuar

03 dhjetor 2021 | 15:03

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë paraqitur 13 raste të reja me Covid dhe janë dhënë 1 999 doza të vaksinës kundër konornavirusit.

Po ashtu, kjo ministri ka njoftuar se në Kosovë janë dhe 324 raste aktive me Covid.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 621 804 doza të vaksinës. Deri më sot 764 443 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1 162 testime, 13 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 820. Në total numri i rasteve aktive është 324”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deri të premten në mesditë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)…