Pacolli: Senatori Dolë është hero i Kosovës, liria e pavarësia jonë është edhe produkt i punës së tij

05 dhjetor 2021 | 20:02

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se Senatori Bob Dole, ishte në krah dhe në mbështetje të Kosovës në ditët më të rënda.

Tutje, ai shkroi se liria dhe pavarësia jonë është edhe produkt i punës dhe angazhimit të senatorit Dole.

“Miku i madh i shqiptarëve, senatori Bob Dole paska ndërruar jetë. Senatori Dole, ishte në krah dhe në mbështetje të Kosovës në ditët më të rënda. Ai luftoi me të gjitha forcat kundër shtypjes, okupimit dhe të drejtës së popullit tonë për të jetuar i lirë. Liria dhe pavarësia jonë është edhe produkt i punës dhe angazhimit të senatorit Dole. Senatori Dolë është hero i SHBA-së dhe i Kosovës. Pusho në paqe Senator Dole“, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të dhënat e një viti më parë nga Instituti i…