Konjufca: Baca Sabit na mësoi se si duhet ta duam atdheun

06 dhjetor 2021 | 13:04

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ka thënë se me dhembje të madhe ka marrë lajmin për ndarjen nga jetë të Sabit Zejnullahut, babait të heroit të kombit, Hakif Zejnullahu.

Konjufca se baca Sabit i ka mësuar se si duhet ta duan atdheut.

E nderuara familje Zejnullahu, me dhembje të madhe e mora lajmin për ndarjen nga jeta e të shumë nderuarit bacës Sabit. Baca Sabit na mësoi se si duhet ta duam atdheun. Gjithmonë ishte i palodhshëm dhe i pakursyer në rrugëtimin e realizimit të aspiratave të popullit tonë. Do ta kujtojmë me krenari e respekt punën dhe kontributin e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar Konjufca në llogarinë e vet në “Facebook”.

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri i Kosovës dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka…