Shaqir Totaj: Puna për Prizrenin nis sot

06 dhjetor 2021 | 14:01

Sot, edhe zyrtarisht, Shaqir Totaj ka pranuar detyrën e kryetarit të Prizrenit nga ish-kryetari i deritanishëm, Mytaher Haskuka.

Totaj ka falënderuar Haskukën për angazhimin e tij në këto katër vjet për Prizrenin dhe qytetarinë e treguar me rastin e pranim-dorëzimit të detyrës.

“Tani është koha për atë që kemi thënë, premtuar dhe për çka kemi kërkuar besimin tuaj: Punën për Prizrenin. Në këtë mision, ne do të jemi bashkë me të gjitha ata, të cilët sikur ne, kërkojnë një qytet më të zhvilluar, më të pastërt, më funksional, me mundësi më të mëdha e të barabarta për të gjithë në edukim e punësim. Për qytetarët e Prizrenit premtoj vetëm atë që ata e meritojnë: Një qeverisje jodiskriminuese, transparente, me qendër qytetarin dhe të afërt me të. Puna për Prizrenin nis sot”, ka shkruar Totaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot u mbajt mbledhja për konstituimin e asamblesë komunale. Ardian…