Kurti vizitoi qytetarët afganë që po qëndrojnë në kampin Bondsteel

06 dhjetor 2021 | 16:11

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga i ngarkuari me punë në Ambasadën e Amerikës në Prishtinë, Nicholas J. Giacobbe, ka vizituar qytetarët afganë, që po qëndrojnë në kampin Bondsteel.

Së bashku me zëvendëskryeministren për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës, Emilija Rexhepi dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kryeministri Kurti ka falënderuar zyrtarët amerikanë për komunikimin dhe bashkëpunimin e ngushtë në këtë çështje humanitare për refugjatët, të cilët kishin nevojë për mbështetjen tonë e që po i ndihmojmë së bashku. Kryeministri Kurti ka thënë se është nder për neve që kishim mundësi t’i mirëpresim dhe t’u ndihmojmë qytetarëve afganë, të cilët tani janë mysafirët tanë.

Zyrtarët e kampit Bondsteel kanë shprehur mirënjohjen e tyre për angazhimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës në strehimin e qytetarëve të shpërngulur nga konflikti në Afganistan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri shkupjan, Zekirija Ramadani është emëruar trajner i ri i…