Benzema mungon ndaj Interit

07 dhjetor 2021 | 12:47

Karim Benzema do të mungoj ndaj Interit në Ligën e Kampionëve.

Benzema doli i dëmtuar në ndeshjen e së shtunës kundër Real Sociedadit, me Carlo Ancelottin që e zëvendësoi sulmuesin me Luka Joviq.

Lëndimi i tij është në kofshën e majtë. Francezi ka qenë në formë të lartë këtë vit, duke shënuar 35 gola në 46 ndeshje në vitin 2021. Përshtypja fillestare e Ancelottit ishte se lëndimi nuk është tepër shqetësues.

“Çështja e Benzemas nuk duket aspak serioze, por nuk mendoj se do të jetë i disponueshëm për të martën”, u tha Ancelotti gazetarëve. Lëndimi i Benzemas megjithatë nuk është serioz, por ai të paktën do të humbasë ndeshjen e mesjavës së Ligës së Kampionëve me Interin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere po shqyrton në lexim…