Policia kontrollon transportin publik

07 dhjetor 2021 | 13:11

Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë është duke implementuar plane të ndryshme operative në ngritjen e sigurisë rrugore edhe gjatë sezonit dimëror.

Në vazhdën e planeve tjera të operimit në ngritjen e sigurisë rrugore, nga data 1 dhjetor NJRKRR-ja ka filluar në implementim edhe të planit operativ “Kontrollimi i shtuar i transportit publik”.

Që nga fillimit i planit, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë po vazhdon me aktivitete vetëdijesuese dhe të asaj ndëshkuese ndaj kundërvajtësve të ndryshëm.

“Nga data 01.12.2021, deri me datën 05.12.2021, janë shqiptuar nga DRP-Gjakovë: 729 gjoba të ndryshme të shkeljes së rregullave të trafikut, ku prej tyre janë shqiptuar; 52 gjoba të planit operativ ‘Kontrollimi i shtuar i transportit publik’. DRP Gjakovë do të vazhdojë me aktivitete të ndryshme në aspektin e ngritjes së sigurisë rrugore, me qëllim të parandalimit të aksidenteve rrugore”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hysni Gucati është duke e vazhduar dëshminë e tij në…