Ambasadori Doli dorëzoi letrat kredenciale

07 dhjetor 2021 | 13:45

Ambasadori i ri i Kosovës në Holandë, Dren Doli,  ia ka dorëzuar letrat kredenciale shefes së protokollit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të këtij shteti, Dominique Kuhling.

Me këtë rast, Kuhlingu i ka uruar suksese ambasadorit Doli.

“Një mirëseardhje e ngrohtë për ambasadorin e ri të Kosovës, Dren Doli, i cili dorëzoi një kopje të letrave kredenciale të tij. Ju uroj gjithë të mirat në qëndrimin tuaj në Holandë!”, ka shkruar Kuhling në llogarinë e vet në “Facebook”.

Edhe Ambasada e Kosovës në Holandë ka njoftuar se Doli ka dorëzuar letrat kredenciale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fitorja e katërt radhazi për Chicago Bulls në NBA. Skuadra…