Edi Rama flet për gratë në qeveri: Nëse do që të kryesh punë, mos humb kohë me burrat

07 dhjetor 2021 | 15:14

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka marrë pjesë në ceremoninë e marrjes së çmimit “Vital Voices Global” në Nju Jork, ku ndër të tjera nuk e ka kursyer edhe një koment për gratë që ka zgjedhur për të qeverisur në këtë mandat të tretë.

Rama ka thënë se për pjesëmarrjen e madhe të grave në qeveri ka ndjekur këshillën e zonjës së hekurt, Margaret Thatcher që “nëse do që diçka të thuhet, kërkoja një burri, nëse do që diçka të bëhet, kërkoja një gruaje”.

Teksa ka theksuar se nuk e di arsyen pse vetë ajo nuk zgjodhi asnjë grua në qeverinë e saj, Rama është shprehur se nga përvoja e tij ka mësuar se nëse do që të kryesh punë, mos humb kohë me burrat.

“Ndërsa për gratë në qeveri, kjo është shumë e thjeshtë, nuk kam pse marr lëvdata për këtë. E kam bërë duke ndjekur në një farë mënyre këshillën e zonjës së hekurt, Margaret Thatcher. Ajo thoshte, se ‘nëse do që diçka të thuhet, kërkoja një burri, nëse do që diçka të bëhet, kërkoja një gruaje’. Tani, çështja është që ajo vetë nuk zgjodhi asnjë grua në qeverinë e saj. Ndoshta sepse ishte vetë aty sa për çdo grua tjetër. Mua nuk më dilte hesapi ashtu, kështu që m’u desh të zgjidhja shumë gra, për të bërë punën dhe jo sepse jam i veçantë. Unë thjesht e di nga përvoja që, nëse do muhabet për diçka, burrat janë gati dhe mund të flasin e të flasin pa mbarim. Po nëse do që të kryesh punë, mos humb kohë me burrat. Kjo është këshilla ime modeste”, ka thënë Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
07.12.2021 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Ferizaj 1.…