Mushkolaj, Vetëvendosjes: Ju betoheni në flamurin kuq e zi, Albini paraqitet me fusnotë

07 dhjetor 2021 | 16:40

Analisti e gazetari Imer Mushkolaj ka kritikuar asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë të cilët sot u betuan në Kuvendin Komunal me flamur kombëtar.

Mushkolaj në një postim në ‘Facebook’ është shprehur se VV-ja iu është kthyer “forës së lodhtë me flamuj kuq e zi”, ndërsa kryetari i tyre paraqitet me fusnotë ne Bruksel.

Ai më tutje ka thënë se as vetë ata nuk i besojnë, siç e quan ai “kësaj foreje”.

“Mbase me e kompensu sadopak paraqitjen me fusnotë të Albin Kurtit në Bruksel”, tha Mushkolaj.

Ky është postimi i plotë i tij:

Asamblistët e VV’së iu paskan kthy kësaj fores së lodhtë me flamuj kuq e zi – fore që as vetë nuk i besojnë. Mbase me e kompensu sadopak paraqitjen me fusnotë të Albin Kurtit në Bruksel.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona ka pësuar një humbje të rëndë në kampionat, ku…