Policia ka një apel për drejtuesit e automjeteve

07 dhjetor 2021 | 16:48

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka apeluar tek shoferët e të gjitha kategorive të automjeteve që të respektojnë rregullat e komunikacionit rrugor.

“Duke marrë parasysh situatën e krijuar, për shkak të motit me reshje shiu e bore (ngrica), Policia Rajonale e Ferizajt ka shtuar prezencën policore në të gjitha rrugët magjistrale,rajonale,urbane dhe rurale në të gjithë rajonin e Ferizajt, përfshirë komunat: Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani Elezit , me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Patrullat e Policisë Rajonale janë të fokusuara, së pari në dhënien ndihmë shoferëve të automjeteve që kanë nevojë gjatë qarkullimit,  këshillimin e shoferëve të automjeteve për të zbatuar ligjet dhe rregullat e komunikacionit rrugor, por edhe në ndëshkimin e atyre që nuk i zbatojnë ato rregulla”, ka njoftuar policia.

Policia apelon tek drejtuesit apo shoferët e automjeteve që të kenë pajisjet dimërore në automjetet e tyre, të kenë vendosur gomat e dimrit dhe të jenë të kujdesshëm në komunikacionin rrugor, me theks të veçantë që shoferët: të mbajnë distancën e duhur mes automjeteve dhe ta përshtatin shpejtësinë e lëvizjes së automjetit, në raport me kushtet e rrugës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është hedhur shorti i Paraeleminatoreve të Kupës së Botës 2024…