Pas ShBA-së, edhe Australia bojkot diplomatik ndaj Lojërave Olimpike Dimërore në Kinë

08 dhjetor 2021 | 08:23

Kryeministri i Australisë, Scott Morrison, ka konfirmuar se zyrtarët australianë nuk do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore – Pekini 2022, duke iu bashkuar Shteteve të Bashkuar. Kjo e nxiti Kinën që ta akuzonte Australinë për marrje të qëndrimit politik.

Morrison tha para gazetarëve se kjo nuk është e befasishme, duke e marrë parasysh përkeqësimin e marrëdhënieve diplomatike mes Australisë e Kinës, që zyrtarët nuk do të marrin pjesë në lojërat e vitit të ardhshëm.

“Megjithatë, atletët australianë do të marrin pjesë. Kombi i madh sportiv australian dhe unë i ndajmë çështjet e sportit dhe këto çështjet tjera politike”, tha kryeministri australian.

Ai shtoi se do të donte që të shihte zgjidhje të tensioneve të gjata mes Australisë e Kinës, por se qeveria e tij nuk synon që të tërhiqet nga pozicioni i fuqishëm që e ka mbajtur për interesin e vendit.

Duke e konfirmuar bojkotimin diplomatik, Morrison e ngriti çështjen e abuzimit të të drejtave të njeriut në Xinjiang të Kinës. Ai tha se qeveria kineze nuk është bërë e qasshme që të flasë për shqetësimet e Australisë rreth të drejtave të njeriut.

Ambasada e Kinës në Australi i akuzoi politikanët australianë për qëndrime politike dhe sugjeroi se – njësoj si në reagimin ndaj bojkotimit nga Shtetet e Bashkuara – përfaqësuesit diplomatikë edhe ashtu nuk ishte e thënë se do të ishin të ftuar patjetër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
VIKTOR HYGO Kapitulli I  Krishtlindjet e vitit 182... qenë disi…