Brooklyni forcon pozitën në krye të renditjes në Lindje, Lakersat fitojnë me LeBron

08 dhjetor 2021 | 12:52

Tri ndeshje të luajtura në NBA. Skuadra e Brooklyn Nets ruan kreun e renditjes në Lindje pas fitores 102-99 ndaj Dallasit. Fitore e vështirë e ekipit mik, sukses që erdhi nga duart e Durant, 24 pikë e Harden, 23 pikë e 12 asistime.

Fiton edhe skuadra e Lakersave, që e mundi me rezultat 117-102 Bostonin, ndeshje e dominuar nga kalifornianët. Tatum realizoi 34 pikë për miqtë, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen. Për Lakersat u dalluan James me 30 pikë dhe Westbrook me 24 pikë e 11 asistime.

Zhgënjen sërish ekipi i San Antonio, që në fushën e tij u mund 121-109 nga New York. Barrett me 32 pikë ishte lider në fushë për miqtë, ndërkohë që 47 pikë erdhën nga lojtarët e stolit.

Rezultatet

Dallas – Brooklyn           99-102
San Antonio – New York 109-121
Lakers – Boston              117-102

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cilësia e studimeve në Fakultetin e Mjekësisë dhe strategjia nacionale…