Xavi: E kemi prekur fundin, sot nis një epokë e re

09 dhjetor 2021 | 11:40

Pas shumë vjetësh, Barcelona do të rikthehet të luajë në Ligën e Evropës.

Të besuarit e Xavi Hernandez u mundën 3-0 nga Bayern Munich në sfidën e fundit, derisa në anën tjetër rivali direkt për vendin e dytë, Benfica, fitoi finalen e saj. Xavi është shprehur tejet i mërzitur pas këtij eliminimi.

“Nuk e meritojmë të jemi në Ligën e Evropës. Mendova se mund të konkurronim më mirë, por realiteti është se nuk mundëm. Më dhemb shumë, nuk mund të përballojmë të jemi në këtë situatë, e kemi prekur fundin. Është koha të nisim gjithçka nga e para”, ka thënë Xavi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bernë-Task-forca Covid paralajmëroi mbingarkimin e spitaleve zvicerane. Nëse trendi i…