Këshilltari i Konjufcës: Asociacioni, zgjidhje e mirë

09 dhjetor 2021 | 11:42

Driton Tali, këshilltar për çështje ekonomike i kryeparlamentarit Glauk Konjufca, është shprehur pro themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Asociacioni, për të cilin Kuvendi i Kosovës ka vendosur në vitin 2013, është zgjidhje e mirë, raporton “Epoka e re”.

Ndonëse kryeparlamenatri Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti janë shprehur kundër asociacionit njëetnik, Tali ka thënë se një asociacion i tillë nuk duhet t’i pengojë askujt.

Sipas tij, në shekullin 21, Kosova duhet të pranojë që komunat me shumicë serbe të kenë pamje të plotë në arsim, shëndetësi, zhvillim ekonomik lokal, zhvillim urban dhe infrastrukturor.

 

Postimi i plotë i Talit:

Ne nuk duhet të frikësohemi nga të drejtat që ua japim të tjerëve.

Asociacioni, për të cilin Kuvendi i Kosovës ka vendosur në vitin 2013 është zgjidhje e mire, jo ideale.

Është e saktë se përmes Asociacionit, komunat me shumicë serbe do të kenë pamje të plotë në arsim, shëndetësi, zhvillim ekonomik lokal, zhvillim urban e infrasturor. Kjo nuk duhet t’i pengojë askujt, sepse ne e kemi përjetuar vetë sa rëndë është kur dikush ta mohon të drejtën të mësosh fëmijët e tu e të shërohesh ashtu siç ti dëshiron. Prandaj në shekullin e 21 në procesin e integrimeve botërore ne do të pranojmë këto të drejta, sepse jemi ne ata që na janë mohuar të drejtat.

No description available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas shumë vjetësh, Barcelona do të rikthehet të luajë në…