Haziri ia dorëzon Alban Hysenit detyrën e kryetarit të Gjilanit

09 dhjetor 2021 | 11:47

Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës ia ka dorëzuar sot zyrtarisht Alban Hysenit të Lëvizjes Vetëvendosje detyrën e kryetarit të Komunës së Gjilanit.

Me këtë rast, Haziri ia ka dorëzuar Hysenit edhe dosjet e projekteve, duke theksuar se kryetari i ri tashmë do të përballet direkt me problemet e gjilanasve.

Hyseni duke e falënderuar për pritjen Hazirin, ka thënë se ndryshimet qe dalin nga zgjedhjet demokratike sjellin freski.

Madje ai ka theksuar se janë për bashkëpunim për të mirën e qytetarëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe sot specializantët e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës…