A po shkon bota drejt dozës së katërt të vaksinës?

09 dhjetor 2021 | 13:06

Drejtori ekzekutiv i kompanisë farmaceutike të vaksinave, Pfizer, Alber Bourla ka deklaruar për mediet amerikane se mund të nevojitet një dozë e katërt për tu mbrojtur nga varianti i ri i koronavirusit, Omicron.

Bourla tha se po pret të dhëna në kohë reale për të përcaktuar nëse doza e tretë e vaksinës është efektive ndaj variantit afrikano-jugor.

Shefi i kompanisë Pfizer tha se të dhënat mund të jenë gati në dy ose tre javët e ardhshme.

Të mërkurën, Pfizer publikoi të dhënat e një studimi laboratorik që nxori në pah se dy doza të vaksinës ishin më pak efektive ndaj Omicronit, ndërsa doza e tretë ofronte mbrojtje më të ndjeshme./oranews/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja, Leonora Jakupi, përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”,…