Sektori i pijeve në Kosovë, potencial për investime dhe zhvillim ekonomik

09 dhjetor 2021 | 13:37

Kosova ka një traditë shumëvjeçare në vreshtari dhe njihet si njëra prej zonave që kultivon rrushin shumë dhe bën fermentimin e tij në pije alkoolike. Ky sektor nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare po shihet si njëri prej sektorëve më të rëndësishëm për investime dhe me shumë potencial për zhvillimin ekonomik të vendit.

Vendet në të cilat kultivohet dhe fermentohet më së shumti rrushi në Kosovë janë Rahoveci dhe Suhareka, të cilat kultivojnë një hapësirë prej 3 mijë hektarëve me rrush në vit, përcjell Buletini Ekonomik.

Ky sektor me 81 ndërmarrje operative, sipas të dhënave nga Ministria e Tregtisë së Kosovës, ka një qarkullim prej 106.22 milionë eurove.

Nga OEGJK-ja thonë se duke marrë parasysh involvimin e zinxhirit prodhues, duke filluar nga kultivuesit e pemëve dhe perimeve e deri te prodhuesi i fundit i pijeve, ky sektor ka potencial të madh për zhvillimin ekonomik të vendit, dhe e gjithë kjo vjen nga burimet e ujit të pijshëm në Kosovë, ku buron uji i thjeshtë dhe i gazuar si dhe tokat pjellore për mbjelljen dhe fermentimin e pijeve të tjera.

Vlera totale e eksporteve te nën sektori “Prodhimi i pijeve” gjatë vitit 2020 ka qenë 29.66 milionë euro.

Eksporti në nën sektorin “Prodhimi i produkteve të pijeve” nga të dhënat e ministrisë, del se në vitin 2020, ka shënuar rritje për 3.5% krahasuar me vitin paraprak, kurse në vitin 2019 kishte shënuar rritje për 4%, krahasuar me vitin 2018.

Nën sektori “Prodhimi i pijeve”, ka arritur të eksportojë në vendet e BE-së një vlerë të produkteve prej 6.77 milionë eurove, ku më së shumti u ekportua në Bullgari me
25.61% dhe në Kroaci me 25%.

Sa i përket eksportit me vendet e CEFTA-së, produktet e nën sektorit “Prodhimi i pijeve”, më së tepërmi janë eksportuar në Shqipëri me 67% dhe Maqedoni me 22%. Ndërsa, sa i përket eksportit me vendet e EFTA-së te ky nën sektor, Kosova ka eksportuar vetëm në Zvicër, një vlerë prej 1.16 milion euro, apo për 100%, gjë që e bënë Zvicrën shtetin më të synuar për treg. Kurse eksporti me vendet tjera ka shënuar vlerën e 991 mijë euro dhe produktet e këtij nën sektori më së tepërmi janë eksportuar në Turqi me 32% dhe SHBA 26%.

Ndërkohë, importi në këtë nën sektor, në vitin 2020, kishte shënuar rënie për 6% krahasuar me vitin paraprak. Importi i përgjithshëm, në nën sektorin “Prodhimi i pijeve” gjatë 2020-s ka qenë në vlerën e 77.58 milionë eurove.

Importet, në nën sektorin “Prodhimi i pijeve”, janë dominuar kryesisht nga vendet e BE-së, me vlerë prej 41.12 milionë eurove. Importi i këtyre produkteve më së tepërmi është realizuar nga Bullgaria me 28%, nga Austria me 22%, Sllovenia 14%, Kroacia 9% etj.

Ndërsa sa i përket importeve me vendet e CEFTA-së, produktet e nën sektorit “Prodhimi i pijeve”, më së tepërmi janë importuar nga Serbia me 43% dhe Maqedonia me 35%. Kurse importi i produkteve me vendet e EFTA-së, është realizuar nga Zvicra me 95%. Në anën tjetër, importi me vendet tjera ka shënuar vlerën prej 3.58 milionë eurove, ku më së shumti janë importuar produkte nga Turqia me 52% dhe nga Koreja me 18%.

“Në vitin 2020, nën sektorin “Prodhimi i produkteve të pijeve”, ka pasur gjithsej 2 mijë e 138 të punësuar në 81 ndërmarrje dhe me qarkullim në vlerë prej 106.22 milion euro”, theksojnë në një njoftim nga OEGJK-ja. /Buletini Ekonomik

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndeshja e Tottenham Hotspur në Ligën e Konferencës ndaj Rennes…