Specialja ua vazhdon paraburgimin Veselit, Krasniqit dhe Selimit

09 dhjetor 2021 | 14:39

Gjykata Speciale ua ka vazhduar paraburgimin ish-udhëheqesve të UÇK-së, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Lajmi u bë i ditur përmes njoftimit të publikuar në faqen e tyre zyrtare, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Pas urdhrit të tij drejtuar Policisë së Kosovës, më 8 tetor, si dhe parashtrimeve nga Policia e Kosovës dhe nga palët, Gjykatësi i Procedurës Paraprake në çështjen Thaçi dhe të tjerët urdhëroi mbajtjen e mëtejshme në paraburgim të Veselit, Krasniqit dhe Selimit”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, më 9 nëntor, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij me 10 nëntor, sikurse edhe Selimi më 11 nëntor. Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka filluar Samiti i Demokracisë, në të cilin Kosova përfaqësohet…