Nis Samiti për Demokraci në të cilin Kosova përfaqësohet nga presidentja Osmani (Video)

09 dhjetor 2021 | 14:39

Ka filluar Samiti i Demokracisë, në të cilin Kosova përfaqësohet nga Presidentja Vjosa Osmani.

Ky samit ka filluar me fjalimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Presidentja Osmani do ta përfaqësojë Kosovën në Samitin për Demokraci, i cili do t`i zhvillojë punimet virtualisht më 9-10 nëntor dhe në të cilin do të marrin pjesë më shumë se 100 shtete nga mbarë bota.

Hapja e samitit do të bëhet nga presidenti i ShBA-së, Joe Biden, ndërsa presidentja Osmani në fjalën e saj në këtë samit do t’i paraqes pikat kryesore të zotimeve të Kosovës në fushën e sundimit të ligjit, bashkëpunimit ndërkombëtar në luftimin e autokracive, fuqizimit të rolit të grave në shoqëri dhe krijimin e mekanizmave për të siguruar zbatimin e zotimeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka…