I jepet lumturia e fundit babait të Enver Zymberit, Kurti merr pjesë në varrim

09 dhjetor 2021 | 15:36

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Muharrem Zymberit, babait të heroit Enver Zymberi, i cili është ndarë nga jeta një ditë më parë.

Muharrem Zymberi,  i cili ishte edhe veteran lufte dhe i burgosur politik është kujtuar nga kryeministri Kurti si njeri i dashur, bujar, punëtor, i guximshëm e i qëndrueshëm.

“Në burg ishte i pathyeshëm dhe të gjithë që e kanë njohur, kanë marrë forcë prej tij. Pavarësisht se nuk dihej çka do të ndodhë të nesërmen, buzëqeshja dhe trimëria, në asnjë situatë nuk i kanë munguar Muharrem Zymberit”, ka thënë kryeministri, duke folur për kohën kur të dy ishin të burgosur politik në Burgun e Pozharevcit.

Ai ka thënë se janë pikërisht njerëzit si Muharrem Zymberi, që e shtyjnë përpara edhe shtetin e Kosovës dhe kombin shqiptar.

“Tash jemi këtu pranë varrit edhe të Enverit edhe të Muharremit dhe padyshim se te kjo familje, e cila i dha shumë edhe luftës edhe paqes, do të rikthehemi përherë, për shkak se i kemi obligim e borxh për kontributin e tyre”, ka thënë Kurti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të dëmtuarit në aksidente trafiku që do të duhej të…