Fuqizimi i të rinjëve përmes sportit

09 dhjetor 2021 | 16:50
Sot në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit patëm kënaqësinë të presim drejtorin e GIZ-it në Kosovë, David Oberhuber dhe udhëheqësin e programit Sporti për Zhvillim të GIZ-it në Gjermani, Jens Elsner.
Në këtë takim me zëvendësministren e MKRS, Daulina Osmani u diskutua për mundësitë e zhvillimit të vendit dhe fuqizimin e të rinjve përmes sportit.
Znj. Osmani i njoftoj për punët që po bëhen në Ministri në fushën e sportit duke u treguar që krahas përkahjes së sportit elitar, fokusi është edhe tek zhvillimi i sportit për të gjithë dhe fuqizimi i sportit si mekanizëm për zhvillimin e shoqërisë kosovare, duke specifikuar nismat e reja të MKRS-së për sportin shkollor, nëpërmjet organizimit të garave sportive në shkolla dhe së fundi përmes projektit për organizimin e shkollës së skijimit, projekt për të cilin javën e kaluar u nënshkrua memorandumi 5-palësh.
Ajo gjithashtu shtoi që synohet shtimi i kapaciteteve organizative dhe planifikimi strategjik në sport, me qëllim që sporti të jetë kulturë dhe identitet për fëmijët tanë.
Drejtori Oberhuber duke e falënderuar zëvendësministren Osmani për pritjen shprehu gatishmëri për të pasur nisma të reja të bashkëpunimit.
Në këtë drejtim, me qëllim të fillimit të bashkëpunimit në periudhë më afatshkurtër, u tregua gatishmëri nga të dyja palët që të vazhdohet komunikimi për të marrë hapa konkretë rreth projekteve apo aktiviteteve që mund të realizohen në vitin e ardhshëm.
Në takim ishin prezentë edhe këshilltarja e programit Sporti për Zhvillim të GIZ-it në Gjermani, Dina Klingmann, si dhe koordinatori i projektit për Ballkanin Perëndimor, Afrim Iljazi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Veprat letrare hapin kontekste të shumta përmes fjalëve të pakta.…