Barça humb dy lojtarë për ndeshjen me Osasunën

10 dhjetor 2021 | 13:00

Nuk kanë fund lajmet e këqija te skuadra e Barcelonës pas eliminimit nga Liga e Kampionëve që në fazën e grupeve.

Trajneri Xavi humbet edhe dy elementë shumë të rëndësishëm për sfidën e radhës në kampionat, ndaj Osasunas në Pamplona.

Sulmuesi kryesor i ekipit holandezi Memphis Depay autor i 8 golave me Barçën në La Liga u dëmtua në sfidën e Ligës së Kampionëve ndaj Bayernit në “Allianz Arena”, ashtu si edhe mbrojtësi anësor Jordi Alba.

Të dy humbasin kështu sfidën ndaj Osasunas ndërkohë që koha e rikuperimit nuk është mësuar ende.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Beniada është një emër shumë i komentuar në mediet rozë.…