Kastrati: Qytetarët tanë meritojnë të furnizohen pa ndërprerje me energji elektrike

10 dhjetor 2021 | 14:38
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka zhvilluar një takim me karakter pune me zyrtarët e KEDS-it, përkatësisht kryeshefin ekzekutiv, Alpin Dogan.
Ky takim është realizuar, si rezultat i shqetësimeve të shumta qytetarëve të Komunës së Malishevës, lidhur me problemin furnizimit me energji elektrike dhe për rritjen e kapaciteteve për furnizim të mjaftueshëm për të gjithë banorët.
“Pas shqetësimeve të shumta që kemi marrë nga qytetarët tanë, veçmas në këto ditë të ftohta lidhur me mungesën e furnizimit me energji elektrike dhe problemeve tjera të kësaj natyre, sot, në Prishtinë zhvilluam një takim pune me kryeshefin ekzekutiv të KEDS-it, z. Alpin Dogan”, ka thënë kryetrai Kastrati, pas takimit me zyrtarët e KEDS-it. Ai më pas the se “në këtë takim, shpreha gjithë gatishmërinë tonë komunale, për të bashkëpunuar me KEDS dhe akterët tjerë të linjës, në mënyrë që sa më parë të kemi rrjetin e ri elektrik e me kapacitete të nevojshme nëpër secilin fshat të komunës së Malishevës”.
“Në fund, e falënderova z. Dogan, për takimin dhe i shpreha përkushtimin tim për të qenë bashkëpunues edhe për projekte tjera me interes për qytetarët e komunës sonë”, tha kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy oficerë policie spanjollë u hodhën në një rezervuar të…