Arrestohen tre persona për vrasjet në Gllogjan, zbulohet identiteti i tyre

11 dhjetor 2021 | 20:26

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona lidhur me vrasjen e trefishtë në Gllogjan.

Paparaci ka zbuluar se bëhet fjalë për tre të arrestuar nga fshati Gllogjan, Halil Mehmetaj dhe dy djemtë e tij.

Tre të arrestuarit dyshohet se kanë lidhje me vrasjen e shoferit Gani Gjokaj dhe dy nxënësve Genta Mustafaj dhe Ledion Hamzaj në Gllogjan.

Motivet e këtij sulmi lidhen me një rast të vetëvrasjes të një vajze (emër i njohur për redaksinë) nga Gllogjani.

Sipas familjes së vajzës së vetëvrarë arsyeja e kësaj vetëvrasje është shoferi i autobusit, Gani Gjokaj.

Ndërkohë, Prokuroria e Pejës ka thirr edhe konferencë të jashtëzakonshme sonte në orën 21:30.

“Ju ftojmë të merrni pjesë në konferencën e jashtëzakonshme për media, e cila do të mbahet sonte nga ora 21:30, në objektin e Prokurorit të Shtetit, kati i tretë, salla e takimeve të KPK-së”, shkruhet në njoftim.

Kujtojmë se vrasja e trefishtë në Gllogjan ndodhi mbrëmjen e 26 nëntorit, pas një sulmi me kallashnikov që u bë drejtim të autobusit i cili ishte në lëvizje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokurori i Shtetit ka njoftuar se sonte në orën 21:30…