Emery kërkon Tolisson të Arsenali

01 qershor 2018 | 14:53

Mesfushori francez i Bayern Munichut, Corentin Tolisso ka përfunduar në “radarin” e gjigantit anglez, Arsenalit.

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery është i interesuar të përforcojë në maksimum ekipin pas dështimeve të njëpasnjëshme viteve të fundit.

Emery po mendon në theks të veçantë përforcimin e repartit të mesfushës, pasi aty mendon se është “thembra e Akilit” të Arsenali.

Sipas “Calcio Insider”, Arsenali po përgatit ofertë për yllin e Bayernit, Tolisso.

Tolisso është i pëlqyeri i Emeryt dhe drejtuesit e Arsenalit kanë gati ofertën prej 60 milionë funteve apo 68 milionë eurove për të.

Megjithatë, transferimi i tij do të jetë i vështirë pasi është thënë se Bayerni nuk e ka ndërmend të ndahet me mesfushorin i cili këtij klubi i kishte kushtuar 41.5 milionë euro.

Image result for Corentin Tolisso

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bordi i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka shkarkuar…