Sali Berisha bashkë me mbështetësit futet në seli të PD-së

13 dhjetor 2021 | 14:30

Ish-lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, sot ka shkuar në selinë e PD-së për të zhvilluar një mbledhje bashkë me 29 anëtarët e Komisionit të Rithemelimit.

Ai ka deklaruar se është rikthyer në parti për të sjellë vullnetin e shumicës së demokratëve shqiptarë.

“Siç e shihni janë anëtarët e Komisionit të Përkohshëm të PD të zgjedhur në Kuvendin e fundit, të cilët kanë ardhur të vendosen në selinë e demokratëve dhe të diskutojnë për problemet e rëndësishme të të ardhmes. Tani ne po ngjitemi sipër”, ka deklaruar Berisha.

Ai ka treguar askush nuk do të shkoj në zyrën e Bashës.

“Jemi këtu për të sjellë vullnetin e shumicës së demokratëve shqiptarë. Siç e shihni janë anëtarët e Komisionit të Përkohshëm të PD të zgjedhur në Kuvendin e fundit, të cilët kanë ardhur të vendosen në selinë e demokratëve dhe të diskutojnë për problemet e rëndësishme të të ardhmes. Tani ne po ngjitemi sipër. Në zyrën e Bashës nuk kemi punë. Sot vijmë këtu për të bërë një mbledhje. Deputeti Basha deri më datën 18 duhet të reflektojë për vendimin e kuvendit më të jashtëzakonshëm në historinë e kombit”, ka deklaruar Berisha para kamerave.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, e…