Rama pret në takim deputeten e parlamentit kroat, Ermina Lekaj-Prljaskaj

13 dhjetor 2021 | 20:18

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim Ermina Lekaj-Prljaskaj, deputete në parlamentin kroat.

“E falenderoj zonjën Lekaj Prljaskaj për urimet e përzemërta dhe e përgëzoj për punët e rëndësishme që po bëhen mes dy kryeqyteteve tona, siç është ajo e hapjes së linjës ajrore Zagreb-Prishtinë-Zagreb”, ka shkruar Rama në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka theksuar se Komuna e Prishtinës do të jetë gjithmonë e hapur dhe e gatshme për bashkëpunime me Zagrebin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Maqedonia e Veriut po planifikon të blejë tre milionë tonë…