Basha më 18 dhjetor shkarkohet me ceremoni

13 dhjetor 2021 | 23:23

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, foli për zhvillimet në PD.

Berisha theksoi se të hënën u mor selia e PD-së, duke shtuar se Basha nuk është kryetar më dhe më 18 dhjetor do të shkarkohet me ceremoni.

“Sot u mor Kështjella. Sot u zhvillua Kuvendi më i jashtëzakonshëm në histori të Europës u bë realitet. Unë i them deputetit Basha, mos u rretho me gangster, se nuk të prek njeri me dorë. Nuk të prek kush me dorë, absolutisht. Kjo është akuza e parë që dëgjoj në jetën time. Më thanë se më ke kërcënuar mua, familjen etj. Po je në politikë, kërcënimet do presësh, Rama thoshte do të gjuaj me llastik. Është i sëmurë dhe nuk më ka shkuar ndërmend. Me datë 18 dhjetor bëhet shkarkimi ceremonial i Bashës, me vullnet të demokratëve. Basha edhe sot nuk është më kryetar”, ka deklaruar Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe shprehën sot shqetësimin…