Presidenti i Maqedonisë së Veriut vjen për vizitë zyrtare në Kosovë

13 dhjetor 2021 | 23:56

Më 15 dhjetor në Kosovë pritet të qëndroj për një vizitë zyrtare, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Burime të Indeksonline bëjnë me dije se vizita e presidentit maqedonas tanimë është konfirmuar dhe ai pritet të ketë takime me presidenten e vendit, Vjosa Osmani dhe liderë tjerë institucional.

Kujtojmë se më 12 maj 2019, me dhënien e deklaratës solemne në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski e mori edhe zyrtarisht funksionin e Presidentit të shtetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në emisionin Çim Peka Live…